Vendosni fjalën kyçe....

Padia e Metës për Dvoranin, Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes


Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta ka bërë kundër kundër, ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

Presidenti Meta e ka kallëzuar Dvoranin në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED-së nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi. Por sipas Metës, Dvorani ka tentuar të kapë Reformën në Drejtësi.