Vendosni fjalën kyçe....

Pse e sulmuat Ilir Metën? Basha: Demokratët nuk i kanë asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet atij


I pyetur se përse e ka sulmuar presidentin Ilir Meta kur shpalli atë që e quan “Trekëndëshi i Bermudës”, Basha u shpreh se demokratët nuk i kanë asnjë borxh atij dhe për këtë arsye nuk ia zgjidhin dot hallet presidentit.

Ai tha se u kërkon ndjesë demokratëve që s’e kanë dëgjuar më parë më qartë zërin e tyre.

“E para e punës, as unë dhe as demokratët nuk kemi asnjë borxh Ilir Metës dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që unë kam për shtuar, përveç asaj që kam thënë përpara, është që t’ju kërkoj një ndjesë të thellë, edhe si kryetar, por edhe në emër të strukturave drejtuese, që se kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre.”– tha Basha.

Gjatë intervistës për “Vizion Plus” Basha u pyet nëse vërtet këtë herë nuk do të ketë më një koalicion me LSI-në, të cilës iu përgjigj “Nuk kam asgjë tjetër për ti shtuar kësaj çështje, besoj se është shteruese dhe nuk  kam ndërmend ti jap askujt vëmendjen që nuk meriton, secilit i kam dhënë atë që meriton.”