Vendosni fjalën kyçe....

Studiuesit shpjegojnë zhdukjen misterioze të llojit Delta në Japoni


Vala e pestë e Covid-19 në Japoni është zhdukur praktikisht në mënyrë të çuditshme e saqë disa shkencëtarë janë në mëdyshje se pse ndodhi. Një ekip sugjeron se lloji shumë infektiv Delta ndryshoi më tej dhe më pas u zhduk në kombin ishull.

Në mesin e gushtit, Japonia përjetoi një kulm të infeksioneve Covid-19, duke regjistruar mbi 23,000 raste të reja në ditë. Tani numri i rasteve ditore ka shkuar në rreth 170 në ditë. Rënia i është veshur shkallës shumë të lartë të vaksinimit, mbajtjes së maskave në publik dhe faktorëve të tjerë, por disa studiues thonë se rënia ishte unike e rëndësishme, krahasuar me kombet e tjera me kushte të ngjashme.

Ituro Inoue, një gjenetist në Institutin Kombëtar të Gjenetikës, beson se Japonia pati fatin e mirë të dëshmojë se lloji Delta më së shumti çrrënjoste variante të tjera të virusit SARS-CoV-2 përpara se të zhdukej. Ai shpjegoi teorinë e ekipit të tij për gazetën ‘Japan Times’ këtë javë.

Prej disa kohësh, Inoue dhe kolegët e tij shkencëtarë po hulumtonin mutacionet e SARS-CoV-2 dhe se si ato ndikohen nga proteina nsp14, e cila është thelbësore për riprodhimin e virusit.

Viruset ARN, si ai që shkakton Covid-19, priren të kenë një shkallë shumë të lartë mutacioni, gjë që i ndihmon ata të përshtaten shpejt me ndryshimet në mjedis. Megjithatë, kjo hap derën për një të ashtuquajtur ‘gabim’, kur mutacionet e këqija grumbullohen dhe më në fund shkaktojnë zhdukjen e plotë të një lloji.

“Ne u tronditëm fjalë për fjalë kur pamë analizat,” tha studiuesi për ‘Japan Times’.

“Lloji Delta në Japoni ishte shumë i transmetueshëm dhe po mbante jashtë llojet e tjera. Por ndërsa mutacionet u grumbulluan, ne besojmë se përfundimisht ai nuk ishte më në gjendje të bënte kopje të vetvetes për të shkuar më tej.”

Nuk është e qartë pse Japonia pati këtë kthesë fatlume të ngjarjeve, por asgjë e krahasueshme nuk ndodhi në vendet e tjera të Azisë Lindore si Koreja e Jugut, ku popullsia gjenetikisht është afër asaj të Japonisë.

Mutacionet e viruseve të ngjashme me ato të raportuara nga shkencëtarët janë zbuluar në të paktën 24 vende, tha Inoue. Ai dhe ekipi i tij planifikojnë të publikojnë një punim që jep hollësi mbi hulumtimin deri në fund të nëntorit.