Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qeveria fshehu borxhin 276 milionë euro, u përdor për blerjen e votave më 25 prill


Nënkryetarja e PD-së Tabaku ka denoncuar një borxh të fshehur prej 267 milionë eurosh nga ana e qeverisë.

Ajo shkruan se ndërsa në buxhet janë vendosur 66 miliardë lekë për vitin 2021, janë tenderuar 78 miliardë lekë.

Tabaku thekson se ky borxh i fshehur është poërdorur për blerjen e zgjedhjeve me paratë e buxhetit.

“276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët! Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021. Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit. Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale. Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale. Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim! – shkruan Tabaku në Facebook.