Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i kushtetueses për 30 qershorin/ Meta: Ka edhe gjykata evropiane


I pyetur nëse ka menduar dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e 30 qershorit Meta tha se ka edhe gjykata evropiane duke paralajmëruar se mund të dërgojë vendimin në një instancë jashtë sistemit shqiptar të gjykimit.

Së pari presidenti ka vetëm një qëndrim dhe është qëndrimi i raportit të OSBE-ODIHR. Thotë që dekreti i presidenti nuk u ankua në asnjë gjykatë dhe thotë se atë mund ta shqyrtojë gjykata kushtetuese. Mos harroni se ka edhe gjykata europiane, kështu që unë nuk nxitohem. Unë kur të vijë një vendim i shkruar do vij këtu të them se çfarë ndodhi. Nuk po them gjë por them që mbi gjykatën kushtetuese ka gjykata të tjera në një vend demokratik”-deklaroi Meta në Syri.net.