Vendosni fjalën kyçe....

Apple padit softuerin spiun izraelit Pegasus


Apple ka paditur grupin NSO lidhur me softuerin e tij spiun Pegasus që synonte në mënyrë specifike iPhone dhe kërkon të bllokojë përgjithmonë kompaninë me bazë në Izrael nga përdorimi i çdo pajisjeje, softueri ose shërbimi Apple.

“Aktorët e sponsorizuar nga shteti si Grupi NSO shpenzojnë miliona dollarë në teknologji të sofistikuara të mbikëqyrjes pa përgjegjësi efektive. Kjo duhet të ndryshojë”, tha të martën Craig Federighi, nënkryetari i Apple për Inxhinierinë e Softuerit, duke njoftuar padinë.

Ankesa u depozitua në gjykatën federale në San Jose, Kaliforni dhe ofron “informacion të ri” se si NSO infektoi mijëra iPhone me spyware-in e saj Pegasus, duke përdorur një shfrytëzim të quajtur FORCEDENTRY që prej atëherë është rregulluar.

Përveç ndalimit të vendosur nga gjykata për qasjen në produktet dhe shërbimet e Apple, kompania kërkon “ndreqje për shkeljet flagrante të ligjit federal dhe shtetëror të SHBA-së nga NSO Group, që rrjedhin nga përpjekjet e saj për të synuar dhe sulmuar Apple dhe përdoruesit e saj”.