Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi mori flakë dhe humbën jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kompania “Besa Trans” u padit 4 herë këtë vit


Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në Bullgari ku humbën jetën 46 udhëtaë nga Maqedonia e Veriut ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021.

Mediet në shtetin fqinj raportojnë se kjo gjë u konfirmua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Covid-it, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.

Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.

Pas ngjarjes së rëndë, Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në rrugët e Bullgarisë.