Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në Mat: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në, Ramës i kthejmë përgjigjen më të hidhur në 30 vite


“Foltorja” e Matit nuk nisi si “Foltoret” e tjera të ish-kryeministrit Sali Berisha, por me 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Zëdhënësja Florjana Garo kërkoi nga pjesëmarrësit mbajtjen e 1 minutë heshtje për 46 viktimat e aksidentit të rëndë.

Gjatë fjalimit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në 11 dhjetor kryeministri aktual Edi Rama do të marrë përgjigjen më të hidhur. 

“Firmat tuaja, mbështetja juaj do rithemelojë në datën 11 dhjetor Partinë Demokratike dhe pluralizimin politik shqiptar. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga 1990, e kurorëzimit me rithemelimin e PD.

Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizimit në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve, ata që menduan t’u shkatërrojnë shqiptarëve forcën e idealeve të lirisë, të vuajtjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshm,e gabuan rëndë. Edi Rama merr në 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite.”- u shpreh Berisha.