Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje Bashës: Dil e sqaro, ndave apo jo para me Ballën për “Toyota Yaris”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”. 

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” që po mban sot në Mat, Berisha i kërkoi Bashës që të dalë dhe të tregojë nëse ka ndarë apo jo para me Ballën, kur doli dhe paralajmëroi mbërritjen e 5 milionë eurove në Portin e Durrësit.

“Tani do t’i them këtu para jush. Peng Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama i ka përmendur Toyota Yaris në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me Toyota Yaris Lulzim Bashën.

Prandaj, Lulzim Basha dil dhe sqaro shqiptarët, ndave apo jo para me Taulant Ballën për atë aferë.

Tani më falni se… na ngrihet një ditë të bukur të martë në Parlament dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyotat e mbushura me 5 milionë euro.

I thash ku e gjetë këtë, më informuan tha. E çuditshme është kjo, eurot erdhën dhe nuk u kthyen.

I them pse nuk u kthyen ato euro pasi t’i njoftove. Ndiqeshin me GPS, tha. ‘Ashtu?!’- i thashë unë. Prisni se ku do dal.

Shumë çudi kjo punë i them unë.

Eurot nuk u kthyen mbraosht, por erdhën në Durrës 1.5 milionë euro më pak. Kanë ardhur hetuesit belgë disa herë dhe Basha u fshihet nuk u shkon që t’i hetojë. Tani nëse Rama t’i përmend, Rama të mban peng.”- u shpreh Berisha.