Vendosni fjalën kyçe....

Blinken mesazh ngushëllimi për tragjeditë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari: Zemra jonë është për të gjithë ata në zi


Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë me autobus që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut. Ai përmend dhe tragjedinë tjetër të ndodhur në Bullgari, ku një azil për të moshuarit u përfshi nga flakët duke i marrë jetën 9 personave.

Blinken thotë se është me të gjithë ata që janë në zi pas tragjedisë.

 “Departamenti i Shtetit dhe Populli Amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”– shkuan Blinken në një postim në Twitter.