Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri komenton deklaratat e djeshme të Metës: Po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re brenda opozitës


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit të vendit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediet, Gjiknuri tha se Meta është një aktor i deklaruar politik.

“Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.”- u shpreh Gjiknuri.

Në këtë dalje për mediet, Gjiknuri u pyet nga gazetarët edhe për takimin që pritet të mbahet më 26 nëntor mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Por ai tha se është vetëm drejtues politik qarku dhe jo përfaqësues i qeverisë: “Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.”