Gjykata ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Kallëzimi ndaj tij ishte bërë nga presidenti Meta.
Vendimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (GJKKKO) është marrë pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Dvorani, i cili është gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, tha pas daljes nga gjykata se koha e gjyqeve publike ka marrë fund.
Ai ishte paditur nga kreu i shtetit për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ishte kreu i KED-së për sa i përket vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Metës, Dvorani kishte ndihmuar në përpjekjen e kryeministrit Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Në respekt të misionit tuaj si media unë ndalova para mikrofonëve tuaj por dua të kërtkoj mirëkuptimin tuaj që unë të mos bëj asnjë koment. Të presim vendimin e argumentuar të Gjykatës së Posaçme. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion. Unë thjesht bëj detyrën, jam gjyqtar. Kush mendon se ka përplasje e ka me veten, unë s’kam më askënd. Është e drejtë e z. Meta të kenë mendimin e tij. Janë institucionet ato që vendosin përfundimisht. Koha e gjyqeve popullore ka marrë fund, i përket një epoke tjetër, çështjet nuk vendosen në mediat por këtu.” – tha Dvorani.