Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka njoftuar se Komisioni i arsimit në këtë parti diskutoi propozimet e mundshme për t’ia drejtuar Kuvendit në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022.
Kryetarja e LSI-së thekson se jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për qytetarët.
“Komisioni i arsimit pranë LSI, diskutoi sot propozimet e mundshme që do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me buxhetin e shtetit për vitin 2022, për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar. Jeta parlamentare duhet të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetet e qytetarëve tanë. Në këto kohëra të vështira ku të rinjtë po largohen, kostot e jetesës po rriten, vizioni i përbashkët duhet të jetë edukimi sa më cilësor i brezit të ri, si një çelës drejt një të ardhme më të mire, për ata vetë dhe të gjithë shoqërinë tonë”-shkruan Kryemadhi.