Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Tritan Kalo nxjerr fotot dhe njofton: Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë është përhapur në gjithë vendin prej javësh


Mjeku Tritan Kalo ka deklaruar se prej disa javësh, në vendin tonë po qarkullon sëmundja e njohur si “Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)” e cila ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku shprehet se sëmundja përhapet mes njerëzve dhe më së shumti tre ditët e para të shfaqjes së saj.

“Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….”- shkruan Kalo.

Sipas mjekut sëmundja jep shënja të përgjithshme si për çdo infeksion dhe nuk ka një mjekim specifik për të.

POSTIMI I KALOS

Kohë kovidiane…22.11.2021… Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…

U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët POR të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit….

Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackivirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71….

Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, mqse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre….

Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit….

Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve…

PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….

Periudha pa shenja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shënja të përgjithshme si për çdo infeksion: temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë. Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….

Sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 – 10 ditë…. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, Rehidrimit si dhe Ushqimit sa më të lëngshëm, sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….