Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare artistja Hueyda El Saied. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe jetonte prej kohësh në Luksemburg.
El Saied ishte me origjinë sudanezo-shqiptare. Pas përfundimit të shkollës artistike ‘Jordan Misja’, ajo u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës.
El Saied njihet si piktore, shkrimtare, prezantuese televizive e balerinë profesioniste.
Pas karrierës në Shqipëri, në vitin 1994 ajo u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Francë ku punoi në disa televizione si balerinë e koreografe. El Saied ka lënë pas një fëmijë të vogël.