Vendosni fjalën kyçe....

Politikani shqiptar humb të bijën në aksidentin tragjik në Bullgari që i mori jetën 45 personave


Të paktën 45 persona nga Maqedonia e Veriut humbën jetën sot pas një aksidenti tragjik me autobus, në Bullgari.

Mes viktimave është edhe Sumeja Brava, vajza 27-vjeçare e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Brava përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një foto nga aksidenti.

“Inna lillahi we inna ileyhi rajiun. U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja.”– shkruan Brava.

Në autobusin e përfshirë nga flakët besohet të kenë qenë 53 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.