Vendosni fjalën kyçe....

Pushimi i çështjes ndaj Ardian Dvoranit, këshilltari i Metës: Do e ankimojmë


Këshilltari juridik i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, ka thënë se do e ankimojë vendimin e Gjykatës për pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Ai tha pas përfundimit të seancës se institucioni i presidentit do presë zbardhjen e vendimit e pas kësaj do e ankimojë siç e parashikon ligji.

Gjykata vendosi pushimin e çështjes me kërkesë nga SPAK.

“Deri më tani Presidenti i Republikës ka respektuar sekretin e Prokurorisë. Për kërkesën për pushimin e kësaj çështjeje jemi njoftuar në fillim të nëntorit. GJKKO vendosi pushimin e çështjes ndërkohë që ne kërkuam mosakordim. Gjykata na njoftoi se vendimi i zbardhur do të bëhet me dije dhe tani presim çdo të ndodhë. Janë parashtruar të gjitha argumentet. Cilat nga aktet që Presidenti ka dorëzuar në prokurori nuk është publik? Të gjitha janë transparente. Do e ankimojmë vendimin. Është pushuar vendimi për çështjen penale të vitit 2020, ku ishin shumë të pandehur. Presim të zbardhet vendimi i gjykatës, ne do të bëjmë atë që na lejon ligji.” – tha Dervishaj