Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: 98% e delegatëve me të cilët fola kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, do marr pjesë


Deputeti i PD-së Agron Shehaj i cili ditën e sotme shkoi të për të parë formularët për Kuvendin e thirrur nga Berisha ka reaguar për veprimin e tij dhe ato që gjeti në kuti.

Shehaj thotë se nga firmat e verifikuara të degëve 7 dhe 5 mbi 50% kanë firmosur për të mbledhur Kuvendin.

Ndërsa 98% e delegatëve që kanë firmosur me të cilët foli në telefon konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Ai thekson se do marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur.

Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend.

Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend.

Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.”-u shpreh Shehaj.