Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj shkon në zyrën e Palokës, verifikon firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit


Ashtu siç është lajmëruar edhe më herët, deputeti demokrat Agron Shehaj ka shkuar mesditën e sotme në ambientet e selisë blu dhe në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka për të verifikuar firmat për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Bëhet fjalë për degët ku Shehaj është drejtues politik. Ai ishte i shoqëruar edhe nga drejtues të PD-së dhe kanë verifikuar firmat e delegatëve të njësive numër 5 dhe 7 në Tiranë.

Shehaj i ka telefonuar vetë delegatët për të konfirmuar nëse ata e kanë firmosur me dëshirë formularin për thirrjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor.

I pari që ka hapur telefonin dhe e ka konfirmuar firmën e dhënë ishte një delegat i njësisë 5.