Një konflikt ka ndodhur në afërsi të portit të jahteve në Orikum ku një person ka mbetur i plagosur.
Gjatë konfliktit është shkrehur një herë me armë në ajër ndërsa dyshohet se shtetasi E.Sh 37 vjeç është dëmtuar me sende të forta.
“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.