Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 41 kg kanabis në makinë, ndalohen dy persona në Fushë-Krujë


Dy persona janë arrestuar në Fushë-Krujë gjatë një operacion antikanabis.

Ata janë ndaluar në zonën e Niklës e gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin u është kapur një sasi prej 41 kilogramësh lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë 40-vjeçari Mond Bami dhe 40-vjeçari Gëzim Tema, të dy banues në Nikël.

Ata janë ndaluar në rrugën Nikël-Tapizë e pas kontrollit në mjetin tip ‘VW’ u janë gjetur katër thasë plastikë me kanabis.