Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO shtyn me dy muaj afatin e hetimeve


Shtyhet me dy muaj afati i hetimeve për vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, të ndodhura në vitin 2005.

Sipas televizionit “News24”, Gjykata e Posaçme vendosi sot të shtyjë afatin e hetimeve me dy muaj dhe 15 ditë.

Për dy vrasjet e ndodhura disa vite më parë, po hetohen nga SPAK Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.

Ky i fundit është bërë i penduari i drejtësisë duke bashkëpunuar për të zbardhur dy vrasjet e bujshme.