Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burg përjetë për Erdet Çapokun, i cili vrau kunatën në Tiranë më 9 janar 2020.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan, ku viktima Enkeleda Çapoku jetonte me të ëmën dhe vajzën e mitur. Autori e ka pranuar autorësinë e krimit në gjykatë.
Ai e goditi kunatën 38-vjeçare me sqepar duke i shkaktuar vdekjen. Sipas tij, ai e kishte mbështetur kunatën dhe të bijën ndërkohë që i vëllai i tij është në burg për trafik droge.