Vendosni fjalën kyçe....

Aliabeaj: Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale, në datë 11 është planifikuar tubimi Rama-Berisha-Meta (Video)


Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Aliabeaj ka shpërndarë videon nga debati i sotëm në Komisionin Parlamentar me deputetët e shumicës socialiste.

Alibeaj i ka quajtur deklaratën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti se më datë 11 dhjetor do shkarkohet kryetari i PD-së Lulzim Basha, si “dekonspiruese e aleancës së interesave personale.

Deputeti i PD-së thotë se më datë 11 do jetë tubimi Rama-Berisha-Meta.

Më e qartë se kurrë, tubimi Rama-Berisha-Meta i planifikuar për datën 11. Tani ka nisur ti caktojë dhe drejtuesit e foltores. Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale.

Askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa personale!”-shkruan Alibeaj.