Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj ka thënë sot se do punojë 24 orë në ditë në 7 ditët e javës në krye të Agjencisë për donacionet e huaja (Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).
Ai e bëri deklaratën gjatë një konference në Ministrinë e Brendshme për punën e Policisë së Shtetit.
Beqaj theksoi se agjencia do jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës për donacionet e vendeve që do kontribuojnë.
“Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24 orë në 7 ditët e javës. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë.” – tha ndër të tjera Beqaj.