Vendosni fjalën kyçe....

Delegatja e PD-së: Më kanë falsifikuar firmën, Shehaj: Shko në prokurori


Delegatja e PD-së, Freskida Rapo ka debatuar drejtpërdrejt në emisionin “Open” me deputetin demokrat Agron Shehaj pasi deklaroi se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të datës 11 dhjetor.

Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik”, tha ajo.

Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave” e pyeti më tej gazetari Ilir Babaramo.

Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite. Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin”, tha delegatja.

“Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare”, tha Bushati.

Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni”, tha Rapo.

Shko në prokurori Freskida”, tha Shehaj.

Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD”, tha delegatja.

Unë dola para mediave se mendova se duhet të dihet sesa veta kanë firmosur realisht për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Ti doje të dilja para kamerave dhe të thoja se kam kapur që vetëm njëra me emrin Freskida më ka thënë se nuk ka firmosur. Unë thashë se 2 veta nuk kanë konfirmuar.

Eni më lër të flas tani se gjersa nuk je e qartë me shifrat, mi kalo mua jo të flasësh kështu. Të të jap dhe një makinë llogaritëse po deshe”-vijoi shehaj.

Ta bësh ti me makinë llogaritëse, mos më trego mua, nuk ke thënë 100 veta”-u përgjigj Vasili.