Autoriteti Italian i Konkurrencës (Antitrust) gjobiti platformën e shitjeve me bazë në SHBA, Amazon dhe kompaninë teknologjike Apple, me një total prej 203,2 milionë eurosh me arsyetimin se kanë shkelur rregullat e konkurrencës në treg.
Në deklaratën e bërë nga autoriteti, thuhet se ky penalitet u jepet shitësve që shesin produkte të markave Apple dhe Beats, për shkak të kufizimeve që hasin në faqen e internetit “amazon.it”.
Në hetimin e Autoritetit Italian të Konkurrencës, thuhet se Apple dhe Beats lejojnë vetëm shitës të caktuar të shesin në faqen “amazon.it”, gjë që bie ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.
Autoriteti i cili gjobiti Amazon me 68,7 milionë euro dhe Apple me 134,5 milionë euro, gjithashtu urdhëroi Amazon dhe Apple që t’u japin fund kufizimeve diskriminuese në “amazon.it”.
Në një deklaratë të bërë nga Amazon, thuhet se gjoba në fjalë ishte “joproporcionale dhe e padrejtë” dhe se dënimi do të kundërshtohet.