Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Unë e kam parë ç’mund të bëjnë udhëheqësit shqiptarë kur e ndajnë mendjen për të bërë diçka


Ambasadorja amerikane Kim tha sot se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e korrupsionin është pasja e institucioneve të pavarura.

Ajo e bëri deklaratën gjatë një konference në Tiranë ku merrnin pjesë ministri i Brendshëm Çuci, ambasadori i BE-së, Soreca e zyrtarë të tjerë të administratës e policisë së shtetit.

Sipas Kim deri tani është bërë një punë e mirë në luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë e politikë duke shtuar më tej se vendi po sheh një epokë të re.

“Të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve është arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, në po shohim një epokë të re. Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore por kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Unë kam parë se çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptare kur e ndajnë mendjen për të luftuar.” – tha Kim.