Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut vendos uljen e çmimit të naftës


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka vendosur uljen e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të saj.

Sipas vendimit të shpallur, çmimi më pakicë i naftës dhe nënprodukteve të sah do ulet mesatarisht me 1,03 %, shkruan Alsat.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet me 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Gatim(EL-1) ulet për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,607 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 41,245 den/kg.

Nga data 23.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,00 denarë/litër (1.21 euro/litër)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,00 denarë/litër (1.25 euro/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 66,50 denarë/litër (1.08 euro/litër)

Vaj për gatim (EL-1) 66,00 denarë/litër (1.07 euro/litër)