Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal akte skandaloze që lejuan kapjen e shtetit


Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për A TV në emisionin “CONTEX”, deklaroi se këto djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal shpejtuan dhe ndihmuan në kapjen e  shtetit.

Sa i përket deklaratave të Bashës, Meta tha se  ai ka përgjegjësi madhore të cilave nuk u shmanget dot.

Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor janë ndër nga aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë. Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon. Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. Basha më kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkëndëshit të përgjegjësive të tij madhore”- tha Kreu i Shtetit.