Vendosni fjalën kyçe....

Meta me studentë dhe pedagogë në një universitet në Prishtinë: ‘Open Balkan’ rikthen fantazmën e Millosheviçit


Presidenti Ilir Meta ka zhvlluar sot një bashkëbisedim me pedagogë e studentë në Prishtinë me temën “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”.

Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë e më shumë se interesa të përbashkëta strategjike.

“Kosova gjaku që nuk falet kurrë. Një eksod i heshtur që po ndodh mes shqiptarësh në rajon mbetet shqetësimi im i madh. Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit nga të gjithë ne drejtuesit por edhe elitat intelektuale për ti inkurajuar të rinjtë për të qëndruar në Kosovë, Shqipëri në trojet tona, për të ndaluar shpopullimin e heshtur. Si ju në Kosovë dhe ne në Shqipëri dhe të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen që aty ku jetojnë të mbizotërojë ligji. Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë një mësim dhe tregojnë se kjo shoqëri është vigjilente dhe kërkuese. Këto tipare e vlerësojnë shtetin e Kosovës. Kam përshëndetur vendosjen e traditës së bashkëpunimit. Jemi të vetëdijshëm se Shqipëria dhe Kosova ndajmë shumë më shumë se interesa të përbashkëta strategjike. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë kundër asnjë rajoni tjetër.”- tha presidenti.

Ai u ndal edhe tek nisma “Ballkani i Hapur” pjesë e të cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, për të cilën tha se ringjall fantazmën e Millosheviçit.

“Po konstatojmë halucinacione të padobishme si në drejtim të marrëdhënieve me Kosovën dhe BE e kam fjalën për të ashtë-quajturin ‘Open Balkan’. Është me rëndësi që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjata.  Si mund ti besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviçit.”- tha Meta.