Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka zemëruar edhe një herë kritikët për trajtimin nga ana e saj e saj të krizës së çmimit të gazit.
Duke folur gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë mbi gatishmërinë e administratës për muajt e dimrit, Granholm trajtoi çmimet e larta të gazit në të gjithë vendin duke thënë se ato janë pjesë e një ‘tranzicioni’ dhe njerëzit duhet ‘të pushojnë pak nga përdorimi i naftës e gazit’.
“Ne e njohim këtë gjendje. Ky është një tranzicion.” – tha Granholm.
Ndërsa komentet e Granholm kanë bërë bujë nëpër mediat sociale, kritikët kanë përdorur bisedën e paqartë për të mbështetur akuzat se administrata po dëmton qëllimisht industrinë e naftës.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka pranuar se çmimet e gazit janë bërë shumë të larta dhe njoftoi një plan këtë javë për të hedhur në treg rezervat e naftës për të luftuar kostot në rritje. Shtëpia e Bardhë ka vënë në dukje një rritje të kërkesës dhe çështjet e zinxhirit të furnizimit të krijuara nga pandemia si pas rritjes dramatike të çmimeve të gazit dhe mallrave të tjera.