Vendosni fjalën kyçe....

Muzhaqi flet për vrasjen e të miturit në Fier: Nuk është momenti i duhur për të folur për politika por po angazhohemi aktivisht për këtë fenomen


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vendosi të shprehet pas 8 ditë nga vrasja e të miturit në Fier nga fqinji i tij. 

Edhe pse është pyetur një ditë pas krimit, Ministrja Muzhaqi deklaroi para mediave se nuk kishte kohë të flistë për këtë rast.

Sot nga Korça, Muzhaqi pasi shprehu ngushëllimet tha se nuk ishte momenti për të folur për politika që prekin këtë fenomen por se do angazhohet aktivisht dhe në kohën e duhur do gjendet një konsensus.

 “Pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe e kuptoj se kjo është pjesa më e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, u shpreh ajo.