Naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar ditën e sotme një tjetër protestë duke kërkuar 13 rrogat e prapambetura si dhe ndalimin e planeve për prishjen e rafinerisë.
Të shumtë në numër ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë që uzina të prishet e të shitet për skrap.
Naftëtarët paralajmëruan se do e përshkallëzojnë protestën në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Një protestë e ngjashme u zhvillua prej tyre edhe ditën e djeshme në dyert e rafinerisë së Ballshit.