Vendosni fjalën kyçe....

“Ne po ikim, ju këndoni tani” – Demokratët braktisin mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit


Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka përfunduar me sherr dhe debate mes anëtarëve, duke dështuar të miratojnë me konsensus planin e hetimit për këtë proces.

Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj u shpreh se përsa kohë që nuk u miratua plani, atëherë puna e këtij komisioni mbyllet këtu.

Me largimin e demokratëve, pas një pushimi mbledhja rifilloi me mungesën e përfaqësuesve të maxhorancës dhe u drejtua nga zv.kryetari Toni Gogu,

Pjesë nga debati:

Gogu: Zoti kryetar mos u largoni nga Komisioni.

Alibeaj: Ne po ikim, ju mund të këndoni tani.

Ndërkohë pas diskutimeve komunikohet nga stafi se do të mbyllet transmetimi, por menjëherë reagon me tone të ashpra Nasip Naço.

Naço-stafit: “Ke frikë nga ai ti? Provo dhe mbylle transmetimin, hë provo…

Ervin Salianji: Pse kërcënon…

Naço: Jo mo, le ta provojë…