Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse jeni vonë për parukeri na thoni”- Nikolla përplaset me Alibeajn pas fjalëve për Felajn: “Kjo është gjuhë fyese dhe seksiste”


Debate të forta në Këshillin e Legjislacionit ku po diskutohet për veprimtarinë e SPAK-ut, si dhe propozimin e PD-së për Vettingun në Politikë.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetaren e Komisionit, Lindita Nikollën, e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur kolegen e saj Ermonela Felaj. Kjo e fundit sipas Alibeajt ishte bërë vonë për në parukeri dhe nëse ishte kështu mbledhja duhej shtyrë për ditë tjetër pasi meritonte seriozitet.

Por Nikolla e konsideron këtë një gjuhë të papranueshme nga ana e deputetit, pasi është fyese për zonjat në mbledhje.

Pjesë nga debati:

Enkelejd Alibeaj: Nuk është aspak në synimin tim as të imponoj, aspak jo, as të sugjeroj asnjë përgjigje. Fare! Përkundrazi jam treguar më së shumti i kujdesshëm për të gjithë të pranishmit për të mos i vendosur ata në kushte për të dhënë opinione personale. Këtë besoj ma njihni si meritë. Por për sa kohë bëhet fjalë së pari për amendamente kushtetuese, që kushdo që ka nge e kohë të na dëgjojë, të kuptojë se ne do duhet të kemi durimin. Ne po e po, por edhe zotërinjtë e nderuar të na dëgjojnë e të japin përgjigjen e tyre. Tani nëse ju jeni mësuar që veprimtaria e Parlamentit është mblidhemi e flasim pa asnjë lloj etike…

Lindita Nikolla: Jo nuk mund të lejoj të vazhdoni me paragjykime

Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është veprimtari Parlamentare

Lindita Nikolla: Nuk mund të dëgjojmë paragjykimet tuaja. Të lutem mos paragjykoni as mua, as kolegët

Enkelejd Alibeaj: Ju lutem mos më ndërprisni, kam respektin më të madh për çdo koleg këtu. Të lutem mos më ndërhy se kjo është e rënësishme

Lindita Nikolla: Nëse e ke respektin demonstroje edhe për ata që na dëgjojnë, janë mjaftueshëm të informuar dhe të mençur për të kuptuar se çfarë po ndodh kështu që të lutem mos bëj parashtesa të kota

Enkelejd Alibeaj: Ju po doni të më hiqni fjalën pra, unë po them këtë gjë, që të mos e keqkuptoni…

Ermonela Felaj (ndërhyn por nuk kuptohet)

Enkelejd Alibeaj: Ja pra, flisni ju, flet kolegia tjetër atje dhe duket… Ajo se çfarë unë po them është që këto diskutime janë kaq të rëndësishme sepse nesër këto janë debatet kushtetuese…

Ermonela Felaj dhe Gazment Bardhi nisin debatojnë me njëri-tjetrin

Gazment Bardhi: Ermal Pishtari është patronazhisti, ju jeni Ermonelaj Felaj, Pishtari jeni ju që flisni?

Ermonela Felaj: Jo po ubjekti

Gazment Bardhi: Po lëre subjektin, je hajdute kohë e këmbë

Lindita Nikolla: Po z.Mediu për procedurë, Z.Bardhi ndaloni

Enkelejd Alibeaj: Ja e sheh? Ndërhyrja juaj se sa isha duke folur unë (Nikollës)…. Gazi të lutëm (I drejtohet Bardhit)

Lindita Nikolla: As ju nuk ka nevojë të ndërhyni, unë drejtoj mbledhjen dhe po e monitoroj. S’janë gjëra për të qeshur e as për tu tallur. Fjala për Mediun.

Enkelejd Alibeaj: Çështë kjo, e kisha unë fjalën

Lindita Nikolla: Tërhiqet Mediu, urdhëroni

Enkelejd Alibeaj: Jo nuk tërhiqet Zoti Mediu, se e kam unë fjalën. Sa isha duke folur, nuk kishte asnjë lloj problemi. Në momentin kur ju nuk e di pse ndiheni të bezdisur merrni një pozicion paterbnalisti ndaj prokurorit.

Ju lutem mos e bëni këtë se kjo është fyerje. Zotëria i ka dalë vetë ballë kësaj pune, di të përgjigjet, e njeh ligjin. S’po e pyes të raportojë, po e pyes se cilat do të enë problemet eventuale për ta vendosur një orë e më parë në zbatim Vettingun në Politikë. Është minimumi që duhet të bëjë si veprimtari ky Kuvend. Këto që flasim sot, do konsultohen nga të gjithë operatorët e drejtësisë.

Kjo nuk është thjesht një veprimtari që bëhet në orën 4 e duhet të ikim ne se shkoi vonë për permanent.

Kjo është e tmerrshme tani, ose e ndërpresim dhe vazhdojmë në një seancë tjetër, ose bëjmë pushim e fillojmë prap. Unë jam i gatshëm

Lindita Nikolla: Dëgjo… Atëhere tërheq vëmendjen. Gjuha juaj është fyese, seksiste, duke i mbivendosur zonjave këtu një stereotip të caktuar që nuk ka të bëjë fare me tagrin tonë

Enkelejd Alibeaj: Ju lutem mos bëni viktimën tani… se ky është abuzim me detyrën. Pse se unë po kërkoj kohën dhe mos më ndërhyni më.

Mos më thoni lëni komentin, kjo është gjuhë verbale.

Lindita Nikolla: Por kjo është dhunë verbale, është fyese të thuash ju shkoi vonë për në parukeri deputeti filan

Enkelejd Alibeaj: Derisa po flisja unë asgjë nuk po ndodhte, pse doni ta prishni këtë punë. Ju thashë që ne jemi të gatshëm që nëse keni impenjime të tjera e lëmë për ditë tjetër.