Një adoleshent ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti me një tjetër adoleshent në Tiranë. Policia ka njoftuar se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, 17-vjeçari me inicialet A. S, ka mbetur i lënduar. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën ‘Gjergj Legisi’ dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.