Kryeministri Edi Rama ka firmosur lëvizje në nivel zëvendës ministrash në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kështu është liruar nga detyra zv/ ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla.
Në vend të tij, është emëruar Vjollca Braho.
Ajo ka qenë drejtuese e Fondit të ISKSH dhe prej 3 vitesh ka mbajtur detyren e Kryeinspektores së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHS.