Vendosni fjalën kyçe....

AKEP nis hetim ndaj Vodafone, kompania ka marrë peng numrat e shërbimit të policisë


Në foto: Drejtoresha e Vodafona Albania, Katia Spathaki, e një nga dyqanet e Vodafone në Tiranë

AKEP ka nisur një hetim ndaj kompanisë telefonike Vodafone. Shkak për këtë është bërë marrja peng nga e kompanisë në fjalë të numrave të shërbimit të policisë.

Si kanë rjedhur ngjarjet

Pa kohë më parë, u hoq monopoli i kompanisë Vodafone për numrat e shërbimit në polici. Pas zhvillimit të një gare të rregullt, tenderin për ofrimin e shërbimit e fitoi kompania One.

Pavarësisht fitimit të tenderit, kompania Vodafone ka marrë peng numrat e shërbimit duke mos respektuar kontratën që ka dalë nga një garë e duke vonuar procesin e kalimit të shërbimit.

AKEP ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë, por presioni është shumë i fortë për shkak të lidhjeve të Vodafone me politikanë e zyrtarë të qeverisë.

Pak kohë më parë, në maj të këtij viti kompania Vodafone prezantoi Katia Stathakin si drejtore të përgjithshme të Vodafone Albania. Personi në fjalë dyshohet se është personi përgjegjës për gjithë situatën e krijuar.

Në foto: Katia Spathaki, drejtoresha e përgjithshme e Vodafone Albania