Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha ma tha në sy se para vetes nuk vë as partinë as demokratët


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Open” se Sali Berisha i ka thënë se nuk vë asnjë para vetes së tij, as partinë dhe as demokratët.

Basha tha se ka vendosur të mos hedhë akuza ndaj Berishës dhe se i ka qëndruar atyre që ka thënë ndryshe nga ish-kryeministri.

“Kam vendosur të mos pështyj në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Unë i kam qëndruar atyre që kam thënë, por Berisha jo. Mund të kishte një sërë rezultatesh, mund të kishte skenare, i pari një parti gjysmë për gjysmë, do kishte një përçarje e cila do të kërcënonte partinë, largimin me vulë të Berishës. Largimin e një kryetari aktul, çfarë do të zgjidhte kjo? Nuk ka person tjetër që ka kultivuar marrëdhëniet me aleatët që të arrinte në ultimatum si një zgjidhje deri në plotësimin e vendimit të gjykatës. Ai ma ka thënë edhe në sy se para vetes nuk vë as partinë e as demokratët”, tha Basha.