Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në dosjen Berisha ka më shumë se tre akuza, qëndrimet e zyrtarëve amerikanë qenë të ashpra për mosdistancimin nga ai


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Open” se vendimin për largimin e përkohshëm nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës e ka marrë me qëllim shmangien e kostove ndaj demokratëve.

Basha tha se në dosjen ndaj Berishës ka më shumë se tre akuza dhe qëndrimet e amerikanëve kanë qenë të ashpra për pasojat nga mosdistancimi.

Vendimi i marrë më 9 shtator me përgjegjshmëri dhe lidership, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve dhe PD. Jo se vendimi nuk mund të merrej nga një Kryesi apo Këshill Kombëtar. Berisha ka kontributet e veta të pamohueshme. Në një moment të tillë të rëndë të bëjë gjithçka për t’i shmangur koston e rëndë familjes së tij politike. Do të ishte fare komode për mua që ta hidhja këtë vendim, dhe të merrej nga një trupë.

Unë nuk e komentoj vendimin e SHBA. Ka më shumë se tre akuza, pas shpalljes non-grata ka patur qëndrime zyrtare të zyrtarëve të lartë amerikanë që kanë ardhur në Tiranë dhe kanë kërkuar distancimin e plotë të PD nga Sali Berisha. Gjuha ka qenë e ashpër për pasojat nga mosdistancimi. Barra e kryetarit të PD ishte vendosja e një peshore e interesit të Berishës dhe interesit të PD. Kësaj radhe bëhej fjalë për interesin ekzistencial të PD përballë interesit të PD. PD-së iu kërkua në mënyrë ultimative distancimi ose do të izolohej. Një ultimatum për distancimin total nga Berisha u kthye në një pezullim nga grupi parlamentar. SHBA kërkoi edhe përjashtimin nga Kuvendi të tij”-deklaroi Basha.