Vendosni fjalën kyçe....

Çështja ndaj Tahirit kalon nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Posaçme të Apelit


Çështja ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kaluar nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë argumentoi se në çështjen ndaj Tahirit e ish-drejtorit Jaeld Çela, ka pasur shkelje proceduriale.

Në argumentim thuhet se gjyqtarja Albana Boksi, që shtyrtoi çështjen ishte në konflikt interesi duke qenë se ka shqyrtuar çështjen ndaj Taulant Haxhiraj në një procedim lidhur me atë ndaj Tahirit.

Në fund të gjyqit, Tahiri u dënua me 5 vite burg që iu shndërrua në 3.4 vite shërbim prove.

Njoftimi

“Pershendetje, nisur nga interesi juaj, ju bej me dije se ceshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar.”