Vendosni fjalën kyçe....

Delegatja që akuzon se i kanë falsifikuar firmën, kërkesë Palokës: Më vini në dispozicion formularin


Delegatja e PD-së, Freskida Rrapo Hani, i ka drejtuar një kërkesë kreut të Këshillit Kombëtar Paloka duke kërkuar që t’i vihet në dispozicion formulari i njësisë 5 së PD-së në Tiranë ku rezulton se ka firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, datë e thirrur nga Berisha.

Ditë më parë, ajo ka deklaruar se firma e saj në formular është falsifikuar pasi nuk e ka hedhur një të tillë duke hedhur hije të forta dyshimi ndaj procesit të mbledhjes së firmave që janë dorëzuar në zyrën e Palokës.

Në një përballje të drejpërdrejtë në TCH më deputetin Agron Shehaj, i cili tha se i kishte verifikuar firmat dhe kishte komunikuar me personat në fjalë, Rrapi, tha se i kishte komunikuar Shehajt se nuk ka firmosur dhe se i kanë falsifikuar firmën. Shehaj nga ana e tij iu kthye duke i bërë thirrje të shkojë në prokurori.

“Kërkoj të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, që sipas infirmacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale nr 5, Agron Shehaj, rezulton i formosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë.” – shkruan delegatja Freskida Rapo Hani në kërkesën drejtuar Palokës.