Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Facebook” që tregon se si “pastrohen plehrat” në Lushnjë.
Në videon e publikuar nga Korreshi, shihen disa kosha mbeturinash të cilët janë në flakë në mes të qytetit. Madje pranë një shkolle. Deputeti i cili disa herë ka tërhequr vëmendjen me fjalimet e tij goditëse por me një gjuhë të thjeshtë, me ironi thotë se i kanë montuar inceneratorët në kosha.
“Po i bien shkurt pastrimit të plehrave në Lushnjë. I kanë montuar inceneratorët direkt te koshi.
Shkolla 18 Tetori këtu.”- shkruan Korreshi.