Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra fermerë nga Lushnja presin Ramën para Kuvendit, ai i fton brenda: Edhe ai që ngriti dy gishtat lart (Video)


Dhjetëra fermerë nga Lushnja po zhvillojnë një protestë para Kuvendit, teksa brenda tij po diskutohet buxheti 2022 e paketa e re fiskale.

Fermerët e kundërshtojnë paketën e re fiskale të propozuar nga qeveria. Teksa ata protestonin, drejt Kuvendit ka ardhur kryeministri Rama për të hyrë në seancë me ta.

Pas një bisede të shkurtër, kreu i qeverisë ka ftuar një përfaqësi të tyre brenda sallës së Kuvendit.

“Kush është përfaqësuesi i juaj se nuk flas dot me të gjithë, hajdeni zgjidheni vetë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat lart, hajde.” – iu drejtua Rama fermerëve.

Këta të fundit kanë thënë se qeveria duhet të këshillohet me to para miratimit të paketës së re fiskale duke qenë se ajo sipas tyre, rrit taksat e tyre.

Kjo është e disata protestë e fermerëve të Lushnjës, të cilët më herët kanë bllokuar rrugën e kanë marshuar nëpër qytet për të kundërshtuar politikën e qeverisë.

Video Credit: Shqiptarja