Vendosni fjalën kyçe....

E mbijetuara ruse e Luftës së Dytë Botërore operon veten, shkak mungesa e mjekëve për shkak të Covid-19


Një pensioniste ruse që vuante nga kanceri i bëri operacion vetes sepse nuk ishte në gjendje të merrte ndihmë mjekësore profesionale në kohën e duhur, teksa mjekët kanë qenë shumë të zënë duke u marrë me pacientët Covid-19.

Duke shkruar në rrjetin social VK, Victoria Shutova shpjegoi se gruaja e moshuar në Vyborg, afër Shën Petersburg, ishte një e mbijetuar e Luftës së Dytë Botërore dhe i kishte mbijetuar rrethimit të Leningradit.

Pensionistja u gjet pranë një shënimi vetëvrasës, të shkruar vetëm në rast se operacioni shkonte keq dhe do kishte dyshime se kush ishte përgjegjës për vdekjen e saj.

Megjithatë, ajo i mbijetoi ndërhyrjes mjekësore.

Sipas Shutovës, gruaja nuk ka mundur të marrë ndihmë mjekësore për shkak të situatës aktuale me koronavirusin dhe është dashur ta kryejë vetë operacionin.

Ajo vuan nga asciti, një gjendje në të cilën lëngjet grumbullohen në bark, duke e bërë të vështirë çdo lëvizje dhe provoi ta bënte vetë paracentezën e saj.

“Dmth, duke bërë prerje me një thikë të hollë përgjatë murit të përparmë të barkut për të kulluar lëngun,” shpjegoi Shutova.

“Ajo nuk ishte e sigurt për operacionin. Ajo nuk është mjeke, kështu që ajo shkroi një shënim vetëvrasjeje në mënyrë që askush të mos mendonte se nuk ishte ajo dhe se e ka vrarë dikush,” tha mjekja.

Pasi postimi i mjekes mori vëmendjen e mediave, ai ra në sy edhe të autoriteteve lokale, të cilët kanë vendosur të bëjnë diçka për të. Sipas Irina Safonkina, një zëdhënëse e qeverisë rajonale të Leningradit për çështjet sociale, veterania e moshuar po merr ‘të gjithë ndihmën e nevojshme’.