Vendosni fjalën kyçe....

E para herë në histori, çasti i pabesueshëm i uljes së një avioni Airbus A340 në Antarktidë (Video)


Ky është çasti i pabesueshëm kur një pilot bëhet i pari në histori që ul një Airbus A340 në Antarktidë.

Avioni i ngarkesave u mor me qira nga Wolf’s Fang, një kamp i ri pushimesh luksoze në Polin e Jugut, për të sjellë furnizime në vendpushimin e tyre turistik.

Avioni u ul në pistën e akullt të martën pas një udhëtimi 2800 miljesh (4500 kilometra) që zgjati pak më shumë se pesë orë nga Cape Town i Afrikës së Jugut.

Pista në resortin ‘Wolf Fang’ është caktuar një aeroport i nivelit C, që do të thotë se vetëm një ekuipazh pilotësh shumë i specializuar mund të fluturojë atje për shkak të kushteve ekstreme.

Akulli blu akullnajor është pothuajse një milje i trashë dhe mund t’i rezistojë një A340 plotësisht të ngarkuar pa asnjë problem.