Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe kongresmeni konservator Lee Zeldin, kanë pasur një korrespodencë lidhur me shpalljen non-grata të Sali Berishës.
Ditën e sotme u publikua kërkesa ku Zeldin i kërkonte përgjigje dhe të dhëna të hollësishme mbi përcaktimin non grata.
Por në një letër të dërguar nga DASH më 22 qershor 2021 të publikuar nga Syri.net ditën e sotme shkruajnë se përcaktimi non grata është bërë në sërë të informacioneve të siguruara nga disa agjenci, media apo raporte.
Argumenti drejtuar kongresmenit është pothuajse i njëjtë me atë të njoftimit të shpalljes non grata.
Përgjigjja e DASH për kongresmenin Lee Zeldin
Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.
Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.
Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.
Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.