Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë pasur strategji në ndërtimin e listave pasi me procedura shfokusuan votuesit.
Ajo sqaroi deklaratën duke thënë se PS-ja donte numra në fletën e votimit ndërsa PD-ja me emra dhe kjo vendimmarrje vetëm 18 ditë para zgjedhjeve duke bërë që 10 ditë të qe koha për t’i sqaruar zgjedhësve procesin zgjedhor.
“Patjetër, për dy javë ty të vjen vendimi i kolegjit që të kthente përgjigje, që nuk ke të drejtë e ke numrin me 153. Mbaroi, miratohet fleta e votimit me emra, dhe që është normale me emra sepse njerëzit nuk votojnë numra votojnë emra, sepse Sokol Balla nuk është numër prandaj i hape listat për të qenë njerëzit të qartë. Normal me emër, pastaj fillon Partia Socialiste, ‘jo’ thotë. Kur ti e ke të qartë në Kod Zgjedhor që duhet me emra ‘jo’ thotë ‘e duam me numra’. Ata e miratojnë me emra, Partia Socialiste e ankimon në KAS, Partia Demokratike e ankimon në kolegj zgjedhor. Dhe për herë të parë në historinë e zgjedhjeve mund të them jo vetëm në Shqipëri, por jam e bindur dhe në shumë vende të tjera t’i ke prezente fletën e votimit të miratuar vetëm 18 ditë para zgjedhjeve. Që çfarë do të thotë? Sa të printohet, sa të dizenjohet sa të rregullohet qytetarëve shqiptarë ti ke qenë i aftë t’i flasësh vetëm 10 ditë për procesin zgjedhor. Jo vetëm kaq, por e gjithë strategjia nuk ka qenë e ndërtuar për listat e hapura, por e gjithë strategjia ka qenë e ndërtuar në shfokusimin e votuesit”-deklaroi Kryemadhi.