Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak takon Kurtin: Duam rezultate pozitive nga takimi me Vuçiçin


I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai shprehet pas takimit se arsyeja e takimit është dialogu me Serbinë dhe rezultatet që do japë.

Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiç. Arsyeja nuk është veç takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit, ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por arsyeja është rezultati i këtij takimi. Ne duam të kemi rezultate pozitive. Të dy liderët më parë kanë zhvilluar dy takime, por pa ndonjë rezultat pozitiv nga këto takime”-tha Lajçak.